TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2024, 20:07

Komisioni Antikorrupsion, Kulluri: Po kërcënohen institucionet e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Antikorrupsion, Kulluri: Po kërcënohen institucionet e

Komisioni Antikorrupsion, është cilësuar nga PD si i pakuptimtë, i njëanshëm dhe një kërcënim për institucionet e drejtësisë.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thotë rezoluta kaloi në votimin në Parlament pa u konsultuar më parë me opozitën.

Ai theksoi se reformat që kërkon ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nuk mund të kryhen pa konsensus. Kulluri shtoi se qëndrimi I SHBA-ve dhe BE-së konfirmoi se rruga e vetme është mbështetja ndaj SPAK.

“Siç ishte e kuptueshme nisma e PS për “reforma anti-korrupsiion” është e pakuptimtë, e nxituar dhe e njëanshme! Partia Demokratike u shpreh qartë se rezoluta Anti-Korrupsion përmban qëllime të dyshimta, të paqarta dhe fatkeqësisht kërcënuese për institucionet e drejtësisë. Siç dëshmojnë qëndrimet kundërshtuese ndaj SPAK të kryeministrit, nuk ekzistojnë kushtet dhe arsyet për një rezolutë të sjellë nxitimthi për votim në Kuvendin e Shqipërisë, pa u konsultuar paraprakisht me opozitën! Reformat që kërkojnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nuk mund të kryhen pa konsensus dhe aq më tepër në kundërshtim me perceptimin publik që e mbështet punën e SPAK në shumicë dërrmuese sipas të gjitha sondazheve. Qëndrimi i sotëm i partnerëve ndërkombëtarë konfirmon se e vetmja rrugë është konsolidimi dhe mbështetja pa rezerva ndaj SPAK!”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje