TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2024, 22:12

Pasi i dështoi takimi me “çunat e Londrës”, Rama shijon finalen e Champions League në “Wembley”

Shkruar nga Pamfleti

Pasi i dështoi takimi me “çunat e Londrës”, Rama

Kryeministri Edi Rama nuk gjeti “çunat e Londrës” në Angli, por nuk iku pa parë finalen e Champions League mes Dortmundit dhe Realit të Madridit.

Më 2 qershor, kryeministri kishte planifikuar të zhvillonte një takim me shqiptarët që jetojnë në Britani, në kuadër të turit me diasporën. Por ky takim befas u anulua dje.

Justifikimi i Ramës ishte se shkak u bënë zgjedhjet e parakohshme në Britani. Mirëpo sinjalet janë se kryeministri nuk  ka arritur të mbushë dot pallatin e sportit si në Greqi e Itali. Vetë Rama është shfaqur sot në Britani, ku po shijon finalen e Champions Legue nën shoqërinë e bashkëshortes dhe kreut të FSHF, Armando Duka.

Lini një Përgjigje