TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 13:10

"Bufi ishte kapur me Noizyn", Rama: Lamborghini kushton më pak se 6 mln dollarët e lobimit në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

"Bufi ishte kapur me Noizyn", Rama: Lamborghini kushton më pak se

Kryeministri Rama ka reaguar pas komentit të kreu të PD Sali Berisha për Lamborghinin e Noizyt. Gjatë një takimi elektoral në Shkodër, Rama tha se makina e Noizyt kushton më pak se 6 milionë dollarët e lobimit të PD në SHBA.

“Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizyt. Dhe e krahasojnë me 50 mijë pensione. Po ju them se Lamborghini i tij kushton shumë më pak se 6 milionë dollarët se bëjnë për lobimin e “non-gratës”. Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini? Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë.

Nëse Noizy për Lambon e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo? Tani për çfarë do të diskutojmë ne?”, tha Rama.

 “Ai ta gëzojë, se e ka nga këngët”, tha Berisha me ironi, por sipas tij, makina luksoze kushton sa 50 mijë pensione.

Lini një Përgjigje