TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 12:35

“Shkollat nuk kishin shkumës”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kishim kompjutera me internet por i vodhët ju

Shkruar nga Pamfleti

“Shkollat nuk kishin shkumës”/ Berisha i përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.

Nga një takim me qytetarët në Tropojë ku po përmbyll fushatën elektorale, Berisha u shpreh se në atë kohë shkollat ishin të pajisura me 26.500 kompjuterë dhe kishin akses në internet të siguruar përmes satelitit.

“Rilindja i vodhi”, deklaroi ai, duke e akuzuar Ramën për tradhti dhe duke bërë një paralajmërim të fortë:

“Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje