TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 12:08

Berisha mbyll fushatën në Tropojë: Nuk do zgjidhja kurrë një vendlindje tjetër

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mbyll fushatën në Tropojë: Nuk do zgjidhja kurrë
Sali Berisha në Tropojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin e tij përmbledhës të fushatës elektorale në Tropojë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk do të zgjidhte kurrë një vend tjetër përveç vendlindjes së tij Tropojën.

Ai thekspo se Tropoja është vendi i njerëzve krenarë dhe atdhetar.

“Edhe 1 mijë herë, po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës. Por, unë vij sot në Tropojën Madhështore, në një kohë kur madhështua e vendit dhe Tropojës ka bjerrur si rrallë herë në historinë e saj, kur këtë tokë të bekuar e braktisin çdo muaj djemtë dhe vajzat e saj.

Sot në Tropojë pasuritë e saj nuk janë të qyfterëve, taksat e tyre nuk shkojnë për rroga dhe pensione, sot vendi qeveriset nga konglomeratë, e pushtetit me krimin. Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, atdhetar. Sot, në Tiranë qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë pas Pashiqit, qeveris një argat i Vuçiçit. Ne vijmë më një projektet të ri, që duam që këtë Madhështi e bjerrur ta kthejmë në Madhështore, qytetarët të jetojnë me dinjitet, pasuritë e tyre të kthene në të mira për familjen, shqiptarët të gjithë”, tha Berisha.

Lideri i opozitës po përmbyll turin e tij elektoral sot në Tropojë.

 

sali berisha në tropojë

Lini një Përgjigje