TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 13:05

Berisha nga Tropoja: Kukësi, Hasi, Puka në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nga Tropoja: Kukësi, Hasi, Puka në 12 vite kanë
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën, se në 12 vite kanë marrë më pak fonde për Kukësin, Hasin, Pukën, Tropojën dhe Vau i Dejës, se sa ka vjedhur motra e ish-kryebashkaikut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

‘Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës, kanë marrë në 12 vite më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po, ndaj dhe u shpjegoj unë se çfarë ka ndodhur.

Është e vërtetë që këtu s’kanë nis para ata. Përfundoi nja 10 kilometra rrugë nga Dragobia në Valbonë, shtroi asflatin se stabilizanti ishte i shtruar dhe tjerat absolutisht aty ishin.

Në zona tjera në jug, ai ka dërguar qindra e qindra milionë. Mos mendoni ju se përfituan banorët e jugut. Absolutisht, jo’, theksoi Berisha.

Duke folur në sheshin kryesor të Bajram Currit, kryedemokrati ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, se e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë.

Berisha u shpreh se, Partia Demokratike është një forcë politike tradicionale që beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja.

‘Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti.

Tradita jonë është atdhedashuria’, tha Berisha.

 

berisha nga tropoja berisha motra e tërmet peçit

Lini një Përgjigje