TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2026, 08:35

Berisha u rikonfirmua kryetar, Ibsen Elezi : Referendumi i pavlefshëm, emrat që manipulan votat në PD

Shkruar nga Pamfleti

Berisha u rikonfirmua në krye të partisë me 37 341 vota pro. Mori 1055 vota “kundër” dhe 506 abstenim.

Berisha u rikonfirmua kryetar, Ibsen Elezi : Referendumi i pavlefshëm,
Sali Berisha

Ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi duke komentuar procesin zgjedhor për kreun e PD-së, ka deklaruar se referendumi si term është i pavlefshëm, pasi statuti njeh vetëm zgjedhjet një herë në katër vjet. 

Sipas Elezit PD-ja po shkon drejt rënies graduale për shkak të lidershipit të saj dhe mungesës së forcës institucionale.

Demokrati akuzoi me emra disa funksionarë të PD-së, si Paloka apo Vokshi, të cilët sipas tij njihen si manipulatorë votash dhe u duhen “prerë” duart për t’u bërë një shembull brenda kampit demokrat.

“Termi referendum është term i shpikur nga Sali Berisha, edhe e hanë pastaj gazetarë, pedagogë, analistë. Nuk figuron termi referendum në statutin e PD-së, ka proces zgjedhor një herë në katër vjet, se është proces periodik. Në aspektin politik dua të them që Berisha është me dy humbje, dhe kur ti e ke partinë me vakum pikëpamjesh…", tha Elezi në A2 CNN.

Sipas tij, PD vetëm se po shkon drejt rënies, pas edhe emrat që janë rrethi i Berishës janë të akuzuar për korrupsion.

"PD për shkak të këtij lidershipi do shkojë drejt rënies graduale. Sepse një parti e sheh forcën e vet se sa institucionale është, një shtet e sheh forcën e vet se sa institucionale është. Patjetër që ka zhgënjim. Berisha sulmon Ramën si manipulator votash, dhe merr Palokën që thotë kemi vjedhur vota sa kemi lënë nam, dhe e emëron kryetar parlamenti në PD. Po kush të beson kështu?! Kam akuzuar Vokshin me fakt, kam akuzuar me fakt Këlliçit. Janë 8 persona që duhen bërë shembull, t’u ‘priten’ duart. Këtu modeli i suksesit është projektuar që para 90-ës! E ka projektuar Ramiz Alia, një person në natyrën e servilit, arriti që nga i 10-ti për të qenë kryetar shteti, u bë i pari. Ky është modeli”, u shpreh ai. 

Më 23 maj, demokratët iu drejtuan kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për konfirmimin ose jo të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të votimit në orën 19:00, Berisha u rikonfirmua në krye të partisë me 37 341 vota pro. Mori 1055 vota “kundër” dhe 506 abstenim.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 19:00. Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore, votat u numëruan nëpër degë dhe jo në selinë qendrore.

berisha u rikonfirmua kryetar

Lini një Përgjigje