TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2024, 20:59

Berisha thyen sërish masën e arrestit/ Fut në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman, flasin të dy nga dritarja

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thyen sërish masën e arrestit/ Fut në shtëpi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij politikanin gjerman Elmar Brook, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3.

Ish-kryeministrit Sali Berisha sipas ligjit, i ndalohet që të dalë nga banesa, apo të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së tij të ngushtë.

Gjatë fjalës së tij, nga ballkoni i Berishës, politikani europian Elmar Brook ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të.

Ai shtoi se një vend që aderon për t'u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim gjykate të formës së prerë. 

 

berisha ish eurodeputeti

Lini një Përgjigje