
Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë të dytë Sali Berishës për t’u bërë bashkë në luftën kundër drejtësisë. Pas qetësisë disa ditore, Meta sot shkoi poshtë dritares së ish-kryeministrit.
Pas Konventës së 27 prillit, Meta i shkoi Berishës poshtë dritares dhe i thuri po fund lavde, por doktori e injoroi. Meta ato ditë ishte në hall burgu dhe i kërkonte Berishës që të bëhen bashkë.
Më pas Likja ra në qetësi dhe prej disa ditësh ka rikthyer sulmet. Por sot ai u pa te tubimi poshtë dritares, duke dhënë sinjale se është në hall.
SPAK ka hapur një numër të madh dosjesh dhe Meta ka mbetur i vetëm. Gruan e largoi nga strukturat e partisë, teksa ka sulmuar dhe bashkëpunëtorët. Por tani duket se i nevojitet ndihma e Berishës, me shpresën se duke krijuar një front të përbashkët kundër drejtësisë nuk do të preket.
"Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.
Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak”, u shpreh ai.
Nga ana e tij Berisha njësoj si herën e shkuar nuk ja përmendi emrin Metës. Ai thjesht e përshëndeti si kryetar të Partisë së Lirisë, teksa më pas vijoi me sulmet e përnatshme.
“Miqtë e mi, ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të garantoj mikun tonë të të shquar, Elmar Brok se idealet tona të integrimit të Shqipërisë në Europë, se vullneti ynë në rrugën e integrimit, se e ardhmja jonë më e shkëlqyer në BE janë dhe mbetet zotimi, përkushtimi, vendosmëria jonë kryesore.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në BE është interesi më madhor kombëtar. Është e ardhmja më e shkëlqyer e kombit.
Ndaj dhe e gjithë beteja jonë është betejë për vlerat e lirisë. Është betejë për votën e lirë. Për vullnetin e lirë të shqiptarëve. Për idealet e tyre demokratike. Për idealet e tyre evropiane”, tha ai.
Lini një Përgjigje