TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 10:55

Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti është dita juaj, ky Parlament është armik i shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti është dita juaj, ky
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, u ka drejtuar një thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit, e treta që thirret nga opozita në harkun e më pak se 1 muaji, kundër Edi Ramës. Ndërsa e konsideroi Parlamentin armikun e egër të shqiptarëve, Berisha tha se ai është shndërruar në strofullën e hajdutëve.

“Ata janë të tmerruar, ju e shihni që 10 shkurti ua ka luajtur fiqirin këtyre dhe këta nuk dinë se ku janë dhe çfarë flasin.

E vërteta është që ky Parlament është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, jo vetëm se vjen nga vota e vjedhur, por edhe sepse është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve.

Është shndërruar në strofullën e fundit të hajdutëve shtetërore.

Dhe faktikisht po bëhet mburojë për vjedhjet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe ministrave të tjera.

I mbetet sovranit, u mbetet qytetarëve të thonë fjalën e tyre për imunitetet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe hajdutëve të tjerë, të cilët kanë borxhe miliarda euro të vjedhura ndaj qytetarëve.

Unë sot shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’u bëj thirrje qytetarëve, 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre.

Ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre.

Ky përdoret tani, pas dështimit në Gjykatë Kushtetuese, Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara.

Qytetarë dhe qytetare, jeni ju dhe vetëm ju ata që do rivendosni Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend”, tha Berisha.

berisha 20 shkurti parlament

Lini një Përgjigje