TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 09:56

Protesta para Kuvendit, Shehaj i bashkohet banorëve të Durrësit dhe Velipojës: Pronat po ua vjedhin oligarkët me lidhje politike

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kuvendit, Shehaj i bashkohet banorëve të Durrësit
Agron Shehaj

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, iu bashkua sot tubimit të organizuar para Kuvendit nga banorë të Rrjollit dhe të Durrësit, të cilët kundërshtojnë projekte që prekin pronat e tyre.

Banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në zonën ku jetojnë, ndërsa qytetarët nga Durrësi protestojnë kundër projektit TID, që sipas tyre ndikon drejtpërdrejt në pronat e tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur në protestë, Shehaj deklaroi se çështja e pronave lidhet me vendimmarrjen politike. Ai theksoi se tjetërsimi i pronave nuk mund të ndodhë vetëm nga interesa private, por kërkon përfshirjen e zyrtarëve publikë. Sipas tij, përfaqësuesit politikë mbajnë përgjegjësi për çdo vendim që prek pronën e qytetarëve.

Shehaj u kërkoi pronarëve të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe të vijojnë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave. Ai deklaroi se do të qëndrojë në mbështetje të tyre sa herë që ata kërkojnë zgjidhje për pronat e tyre.

Banorët kërkuan ndalimin e projekteve që, sipas tyre, cenojnë pronën private.

shehaj protesta kuvendi

Lini një Përgjigje