
Kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit kanë qenë një farsë elektorale e paralajmëruar edhe nga rezoluta ndërkombëtare.
Berisha tha se Rama nuk largohet nga ndërkombëtarët, por me lëvizje popullore nga shqiptarët.
“Edi Rama ikën nga shqiptarët, nuk ikën nga ndërkombëtarë. Diktatorët rrëzohen vetëm nga brenda, vetëm me lëvizje popullore, nuk rrëzohen me votë”, tha kreu i PD-së në emisionin “Log.” në News24.
Ndër të tjera, foli edhe për fushatën, duke thënë se ka qenë më profesionalja dhe më e përkushtuara e jetës së tij.
“Unë kam punuar në këtë fushatë në mënyrën më profesionale dhe më të përkushtuar të jetës time. Kurrë nuk kam bërë një fushatë si kjo. Kam paraqitur në këtë fushatë programin absolut të jetës time. Kam marrë në këtë fushatë krye ekspertin e botës, Chris LaCivita, kam bërë gjithçka që duhej të bëja për të qenë totalisht i përkushtuar me vetëdijen e plotë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, tha ish-Kryeministri.
Lini një Përgjigje