
Aktivistja Evi Kokalari ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se po lufton për të marrë Partinë Demokratike nga duart e Sali Berishës dhe klanit të tij.
Për herë të parë, Kokalari shpreh ambicien e saj, ndërsa paralajmëron se nuk ka ndërmend t’i ndahet deri në fund non grata-s së Berishës ashtu sikundër ai nuk i ndahet PD-së.
“Demokratëve që refuzojnë të luftojnë për të shpëtuar PD-në, i kujtoj se nuk do fusin kurrë këmbët në atë parti kur ta marrim nga pengmarrësit, kështu që medohuni mirë se ku doni të pozicionoheni, në greminë të përjetshme apo fitore masive”, shprehet Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Jam kam thënë Sali Berishas privatisht (mbas humbjes) dhe po e them dhe publikisht: non-gratës së tij nuk i ndahem ashtu si Berisha nuk i ndahet Partisë Demokratike.
Demokratëve që refuzojnë të luftojnë për të shpëtuar PD-në, i kujtoj se nuk do fusin kurrë këmbët në atë parti kur ta marrim nga pengmarrësit, kështu që medohuni mirë se ku doni të pozicionoheni, në greminë të përjetshme apo fitore masive.
Momentalisht jam e vetmja që po luftoj hapur për të marrë PD-në nga duart e Berishës dhe klanit të tij.
Duke patur parasysh që politikisht jam maturuar në Amerikë, nuk kam asnjë mëshirë për situatën që po përjetojmë si opozitë, si e tillë, e vetmja mënyrë për të transmetuar atë ç'ka ndjej është të ndaj me ata që nuk kuptojnë, fjalët e arta të gazetarit konservator dhe legjendar Andreë Breitbart, drejtuar medias që luftonin median e djathtë duke i etiketuar ata si të paudhë dhe ekstremistë.
(shih videon me poshtë)
Jo vetëm që atë parti do e marrim, por do ta pastrojmë, rithemelojmë siç duhet kësaj rradhe, do ta bashkojmë dhe do ta çojmë në fitore, do apo nuk do Sali Berisha!!
Lini një Përgjigje