TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 21:26

A do të dorëhiqeni si kryetar i PD-së? Berisha jep përgjigjen e prerë

Shkruar nga Pamfleti

A do të dorëhiqeni si kryetar i PD-së? Berisha jep

Kreu demokrat Sali Berisha u pyet mbrëmjen e së martës nëse do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit?

I pranishëm në emisionin ‘Log.’ në News24, Berisha tha se nuk ka humbur zgjedhjet, pasi në 11 maj pati një farsë elektorale.

Në këtë kuadër, Berisha duket se i ka dhënë fund dilemave nëse ai do të largohet ose jo nga posti i kryetarit të PD-së.

“Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumentave themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale. Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje