
Sot u mbyll procesi i numërimit të votave dhe kanë plasur reagimet, si të atyre që humbën, edhe të atyre që fituan.
Gara më e ashpër ishte brenda PS, ku shumë emra luftuan pwr 1 vota dhe madje pati dhe dyshime pwr manipulime, pasi disa kandidatë kwrkuan të dhënat te KQZ.
Por një ultimatum i Ramës që të mos e zgjasin këtë punë, ka bërë që të gjithë të reagojnë me regji. Shumë emra kanë shprehur falenderime në rrjetet sociale, por janë kujdesur të pwrmendin një gjë: që nuk ishte garë individuale, por pwr fitoren e PS. Pak më par ka reaguar Olta Xaçka, e cila i mori mandatin Gjylametit pwr shumë pak vota. Po ashtu reagoi edhe Etilda Gjonaj, që humbi në këto zgjedhje.
“Nuk dua ta fsheh që kjo ishte një garë e vështirë sepse në fund ishte një garë mes kolegësh e miqsh, ku mandatet shpesh u ndanë për pak vota. Ishte një garë me shumë emocione e shumë lodhje, shumë pritshmëri e pse jo, zhgënjim.
Por, unë mendoj që pikërisht në këto momente, ne nuk duhet të harrojmë që përpara se të ishte një garë për mandatet tona personale, 11 maji ishte një garë për të arritur fitoren e Partisë Socialiste, për të fituar besimin e qytetarëve për projektin e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për Shqipërinë në Evropë.
Ne e fituam këtë garë së bashku, duke punuar si një ekip, duke u përpjekur secili mik e mikeshë, koleg e kolege për të arritur një fitore të madhe për Partinë Socialiste dhe projektin e Shqipërisë 2030.
Prandaj, ne jemi të gjithë fitues dhe sot është koha të ecim përpara, bashkë si një skuadër, me më shumë përgjegjësi, më shumë përkushtim dhe më shumë dashuri për Shqipërinë tonë”, shkruan Xhaçka.
“Ndihem e nderuar dhe shpreh përulësisht 5569 falenderime për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Tiranës, të njësisë 7 dhe të diasporës që më votuan dhe më besuan për të qënë përfaqësuesja e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht se këtë “betejë” në nivel personal nuk arrita ta kaloj me sukses kësaj here, falenderoj të gjithë ata që më kanë përgëzuar për rezultatin dhe inkurajuar vazhdimësinë. Fitoret apo humbjet personale zvogëlohen përpara një fitoreje të madhe, të të vetmes forcë politike të Partisë Socialiste, për të çuar përpara projektin e vetëm, atë të Shqipërisë europiane.
Do doja të falenderoja emër për emër të gjithë ata anëtarë të ekipit që besuan dhe luftuan fort krah meje pa hezituar asnjë moment, që u angazhuan dhe u përfshinë maksimalisht për muaj të tërë, për ditë dhe netë rradhazi, deri në moment të fundit, për të arritur këtë fitore për Partinë Socialiste. Kemi ndarë shumë momente gjatë kësaj periudhe dhe kam marrë emocionet dhe ndjesitë më të bukura të të “luftuarit” bashkë, të bërit të një fushate elektorale me qytetari, integritet dhe etikë. Faleminderit dhe e lumtur që kam punuar me ju”, shprehet Gjonaj.
Lini një Përgjigje