
Deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili në 11 maj humbi mandatin pasi nuk arriti të fitojë votat e nevojshme preferenciale si pjesë e listës së hapur, u shpreh se tërheqja e kërkesës së tij nga rinumërimi i votave, ishte bërë përpara se Kryeministri Edi Rama të urdhëronte në grupin ëhats’app të deputetëve socialistë që kushdo që i ishte drejtuar KQZ të tërhiqej.
Qefalia shprehet se nuk ka qenë aspak e nevojshme ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa.
“E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama”, tha Qefalia nga studio e Neës24.
Një ditë më parë u raportua se disa kandidatë socialistë, kryesisht në Qarkun e Tiranës, i ishin drejtuar KQZ me kërkesa për të marrë pamjet filmike të numërimit të votave, duke ngritur dyshime për manipulime në proces. Kërkesat ishin bërë nga ligjvënës aktualë që humbën mandatin për Parlamentin e ri.
Por ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka ndalur vrullin e socialistëve të ‘rebeluar’ duke iu kërkuar atyre që të hiqnin dorë nga kjo kërkesë, ndërsa vlerësonte rolin e numëruesve dhe komisionerëve socialistë.
Nga momenti i numërimit të votave janë ngritur dyshime lidhur me manipulimin, veçanërisht në raport me votat preferenciale.
Lini një Përgjigje