TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 15:16

Humbi mandatin si deputet/ Batuta e Qefalias: Shpresoj që Rama të më ketë votuar mua

Shkruar nga Pamfleti

Humbi mandatin si deputet/ Batuta e Qefalias: Shpresoj që Rama të

Xhemal Qefalia, deputet aktual i Partisë Socialiste, i cili nuk arriti të fitojë një mandat në zgjedhjet e 11 majit, foli për herë të parë pas rezultatit.

I ftuar në studion e News 24, Qefalia shprehu mirënjohjen për votuesit dhe konfirmoi përkushtimin e tij të pandryshuar ndaj Partisë Socialiste dhe objektivave të saj.

Qefalia tha se nuk nuk do të largohet nga jeta politike dhe angazhimi qytetar, duke shtuar se do të vijojë të mbetet aktiv brenda strukturave të PS-së.

 “Do jemi bashkë për të vazhduar dhe për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kudo që të jem, do jem zë i përfaqësuesve që më kanë votuar. Nuk do i braktis kurrë, ashtu siç nuk më kanë braktisur”, tha ai.

Duke bërë një koment edhe për procesin e votimit, Qefalia shtoi me një dozë humori: “unë votova në të njëjtin vend me kryeministrin, shpresoj të ketë votuar deputetin e zonës”

Lini një Përgjigje