TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 12:50

11 Maji, Berisha: Sara Mila dhe Gonxhe u zgjodhën me revole në ballë!

Shkruar nga Pamfleti
11 Maji, Berisha: Sara Mila dhe Gonxhe u zgjodhën me revole në
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sërish sot se zgjedhjet e 11 Majit nuk do të njihen.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu kreu demokrat thekson se ajo që ka ndodhur me 11 Maj, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira.

Më tej kryedemokrati  tha se kandidatë si Sara Mila dhe Blendi Gonxhja u mbështetën nga banditët.

“Mediat të heqin nga fjalori i tyre zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore.

Ajo që ka ndodhur me 11 Maj dhe të gjithë periudhën pararendëse për zgjedhjet është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimet e tyre lirshëm për përfaqësuesit që zgjedhin. Kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i shumëformshëm dhe i përhapur.

Ishte i përhapur nga kërcënimet deri tek revolja në ballë. Si u zgjodhën Sara Mila, Blendi Gonxhja, lista e kandidatëve që u mbështetën nga banditët. Kemi të bëjmë me sharrimin e këtij parimi themelor që zgjedhjet i dëshmon farsë” tha ai.

sara mila dhe gonxhe u zgjodhën me revole në ballë!

Lini një Përgjigje