Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, nuk pranoi humbjen dhe vijoi sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh.
Ai iu drejtua mediave duke thënë që të zëvendësojnë fjalën “zgjedhje" me “farsë zgjedhore“.
“Në ligjet ndërkombëtare, kartën e Kopenhagën për zgjedhje të lira, kushtetutën e vendit dhe Kodin zgjedhor kërkohet që në një proces zgjedhor të zvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, parimeve në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor por një farsë zgjedhore. Ndaj edhe unë kërkoj mirëkuptimin e mediave, të heqin nga fjalori i tyre, zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse këto zgjedhje, në këto zgjedhje, u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta për të cilët Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagen. Shqipëria ka mishëruar parimet e këtij dokumenti në kushtetutë dhe kod zgjedhor. Ajo që ka ndodhur me 11 maj dhe të gjithë periudhën pararendëse, përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqssuesit të zgjedhjeve. Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i shumëformësh dhe i përhapur në mbarë vendin", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje