TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 16:32

“Unë nuk jam ushtar rreshti”, Aulon Kalaja i bindur se i vodhën votat, ka kandidatë të PD që i ndiqnin zgjedhjet nga televizori

Shkruar nga Pamfleti

“Unë nuk jam ushtar rreshti”, Aulon Kalaja i bindur se i

Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Aulon Kalaja i cili i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave, thotë se një kërkesë e tillë është bërë për të siguruar pamjet për të parë procesin për parregullsitë që kanë ndodhur.

Duke folur për MCN TV, ai deklaroi se patronazhistët e bandave morën kandidatët për deputet dhe i frynë me vota.

Në vijim sqaroi se ka kërkuar pamjet jo vetëm të numërimit të kandidatëve, por edhe të partive, në mënyrë që të mos dalë në konkluzion pa analizuar pamjet.

Kalaja shtoi se ka kërkuar rinumërimin e votave dhe do i qëndrojë kërkesës së tij, pasi shprehet se nuk e ka bërë kot një kërkesë të tillë.

Ndër të tjera shtoi se ka pasur kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike që e kanë parë rezultatin nga televizori, ndërkohë që duhet të rrinin aty dhe të ndiqnin procesin.

Kalaja: Është spekuluar sikur kam kërkuar vetëm pamjet e kandidatëve, por unë në KQZ kam kërkuar pamjet e numërimit edhe mes subjekteve, PS dhe PD, sigurisht edhe me kandidatët.

Në KZAZ ku kam qenë i pranishëm i kam mbajtur shënim me orare ku dyshohet dhe do bëhet analizë me pamjet filmike që KQZ mi ka vendosur në dispozicion.

Jo të gjitha pamjet e KZAZ janë shkarkuar. Unë jam në kontakt me zyrën e IT-së në KQZ, më është kërkuar një hard disk me kapacitetin e nevojshëm për t’i marrë.

Jam kandidati i parë që kam kërkuar këtë proces, më saktë transparencë për të parë se çfarë ka ndodhur në disa tavolina të caktuara me numërimin e votave.

Di që në Partinë Socialiste ka dalë një qarkore dhe iu thotë të tijve se shumica janë ushtarë rreshti, ai i ka detyruar njerëzit e vetë që të tërhiqen nga kërkesa.

Do i shkoj deri në fund procesit, nuk ka krahasim mes nesh dhe PS. Unë nuk jam ushtar rreshti. Unë besoj se aty ka diçka, prandaj e kam bërë këtë kërkesë.

I jam drejtuar me dy kërkesa KQZ-së, e para për të më vendosur planet filmike në dispozicion, vendim që është marrë tashmë. Unë kam kërkuar rinumërim.

Në KAS i drejtuar nga Ilir Rusmajli, Koli Bele, etj, unë e kam bërë seancën e parë.

Për rinumërimin KAS më ka thënë se tani nuk do e marrim kërkesën tënde, se presim që të dalë tabela përmbledhëse për qarkun Durrës, pasi nuk ishte përfshirë vota e diasporës. Tashmë unë kam kaluar mbi 8 mijë vota në qarkun e Durrësit.

KAS është shprehur me vendim dhe më kanë thënë se në këto momente nuk mund të kërkosh rinumërim të kutive, ndaj unë po pres tabelën përfundimtare.

Paralelisht me këtë unë po merrem me pamjet filmike, me avokatë, mbështetës dhe vullnetarë. Unë nuk e bëj për mandat. Unë kam dhënë fjalën se do e mbroj votën.

Kjo është një çështje për dinjitet. Asgjë e keqe nuk na vjen nga transparenca. Ky është një kontroll që duhet të ndodhë rutinë nga KQZ.

Partia Socialiste i ka tërhequr njerëzit e vetë, unë do i qëndroj deri në fund si doli, si nuk doli gjë.

Nuk kam bërë asnjë deklaratë politike, kam 9 ditë që rri pa gjumë, falënderoj numëruesit dhe vëzhguesit e PD.

Dhe kjo është një nga plagët më të mëdha të këtij Kodi Zgjedhor, pasi punën duhet ta bënin makineritë.

Ne na duhen 9 ditë për të nxjerrë një rezultat që është gjysmak. Unë nuk kam dalë me konkluzion a duhen blerë zgjedhjet apo jo.

Kur të analizoj gjithë pamjet, unë do dal me qëndrim politik. Nuk mund të dalë në konkluzione pa lexuar votën e qytetarëve.

Unë kam kërkuar videot jo vetëm të numërimit të kandidatëve, por edhe të partive. Nuk dal dot në konkluzion na janë marrë apo jo votat.

Ka pasur kandidatë për deputetë të partisë sime që e kanë parë rezultatin nga televizori, ndërkohë që duhet të rrinin aty dhe të ndiqnin procesin.

Pse ju mendoni se unë jam nga ata shqiptarë që nuk besoj se Durrësi nuk kandidohet nga bandat kriminale?

Absolutisht unë besoj si zoti Berisha, dhe për këtë mjafton të shihet se kush është i pari në listën e hapur të Partisë Socialiste.

Patronazhistët e bandave morën nga një kandidat për deputet dhe i frynë me vota. Partia dhe pushteti nuk u ndalën në asnjë çast.

Lini një Përgjigje