
Ashtu si Partia Demokratike, edhe Partia e Lirisë nuk njeh zgjedhjet. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se procesi u manipulua dhe u deformua vota e qytetarëve.
“Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve në zgjedhje. Ai nuk lejon as njerëzit e vet të kenë transparencë tek votimet”, tha ai
Më tej ai theksoi se Partia e Lirisë distancohet nga zgjedhjet e 11 majit të cilat i konsideroi si një farsë. Sipas tij vullneti i qytetarëve u deformua me presione dhe se kur popullit i vidhet vota, atëherë është vjedhur dhe dinjiteti.
"Ne si Partia e Lirisë distancohemi nga këto zgjedhje të cilat janë një farsë. Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet. Vota është arma më e fortë e qytetarit në një sistem demokratik dhe kur ajo vidhet, i vidhet popullit dinjiteti, liria dhe e ardhmja”, përfundoi Blushi
Lini një Përgjigje