
Listat e hapur në këto zgjedhje, krijuan një garë të fortë brenda partive, sidomos te PS. Në Tiranë pati shumë emra që tentuan të marrin një mandat, por vetëm 7 ja dolën nga lista e hapur. Mes tyre është dhe Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin edhe në zgjedhjet e 4 viteve më parë.
Por teksa në 2021, Rama e la jashtë vijës së kuqe sepse kishin përplasje mes tyre, këtë vit është ndryshe. Rama i ka besuar komisionin antikorrupsion, komision i cili shihet si një strategji për të goditur SPAK. Dhe Xhafaj në reagimin e tij që ka bërë sot ka ngritur dyshime.
“Mirënjohës pa fund të gjithë atyre që më premtuan e ma dhanë votën duke besuar te ajo çfarë unë jam, te çfarë kam shërbyer në gjithë karrierën time politike dhe te angazhimi im publik për ti përfaqësuar në një mandat të ri parlamentar. I garantoj se do ti përfaqësoj me besnikëri e integritet vlerat dhe interesat e votuesve të mi, se do t’iu qëndroj deri në fund angazhimeve të mia publike. Ata e bënë detyrën e tyre duke më dhënë besim përmes votës së tyre! Tani është rradha ime të bëj detyrën përmes përfaqësimit të tyre parlamentar”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje