TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2023, 15:57

Berisha në hall të madh/ Kujton pas një jave 101-vjetorin e raporteve me SHBA, tenton të hiqet si njeriu më pro amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në hall të madh/ Kujton pas një jave 101-vjetorin e

Ish-kryeministri Sali Berisha është kujtuar pas një jave për 101- vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Më 22 korrik 1922 u vendosën raportet e para mes dy vendeve dhe vetëm sot Berisha e ka kujtuar këtë datë, duke dashur të duket si politikani më pro amerikan që ka Shqipëria. Në fakt si duket ka harruar që është i padëshiruar.

Të dashur miq, më 22 korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Këto marrëdhënie u vendosën pasi presidenti Ëillson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjesimin e Shqipërisë nga harta e Europës. Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të diktaturës komuniste për t’u rivendosur pas vendosjes së pluralizmit politik në vitin 1991. Në këto tre dekada marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona njohën zhvillimet më intensive. Ato kulmuan me vizitën e presidentit George Ë. Bush në qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në këto dekada, SHBA udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës, mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe Kosovë.

Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-të, shprehet Berisha.

berisha shba

Lini një Përgjigje