
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, ka deklaruar se ndërsa procesi i votimit për kryetar të partisë vijon, pjesëmarrja deri tani është brenda pritshmërive.
Me anë të një prononcim për mediat, ai tha se në zgjedhje mund të marrin pjesë edhe anëtarë që nuk e gjejnë emrin në listën e votuesve, ndërsa shtoi se deri në orën 14:00 kanë votuar 11 mijë votues.
“Mund të votojnë edhe anëtarë që nuk gjejnë emrin në lista. Paraqiten me kartën e anëtarësisë dhe komisioni i shënon në një listë të posaçme. Vendimmarrja i takon komisionit. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive. Gjatë këtyre dy muajve është bërë një punë e konsiderueshme. Deri në orën 14:00, sipas shifrave nga PD, kanë marrë pjesë në votim 11 602 votues", tha ai.
Lini një Përgjigje