TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 18:56

Berisha eliminoi kandidaturën e tij për kreun e PD-së, reagon Salianji: Kushtetuta e demokratëve s’ka “vetëpërjashtime”!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha eliminoi kandidaturën e tij për kreun e PD-së, reagon

Ish-deputeti Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit deklaroi sot se nuk kandidon përballë Salianjit, pasi është vetëpërjashtuar.

Në reagimin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji është shprehur se askush nuk është mbi Kushtetutën e PD-së. Sipas tij, Kushtetuta e PD-së nuk ka vetëpërshjashtime, teksa theksoi se do të vazhdojë të përfaqësojë pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje”, thuhet në mesazhin e Salianjit.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.

Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese. Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin. Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”. Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese. Shihemi të Dielën në Lezhë”, shkruan Salianji.

salianji pd berisha

1 Komente

  1. E
    Ervis

    Saliun e ka lënë Edi spiker te PëDë ndryshe ja con Zenin dhe Argitën në burg! Ka hall plaku Sali, gjynah s’e lënë të tërhiqet në pleqërinë e tij meraku për fëmijë! Rrëzoni Edin me studentë, premtoni cfarë u duhet studentëve edhe sikur të jetë dicka e madhe financiarisht, heronjtë kanë nevojë për stimuj e jo për fjalë..

    Lini një Përgjigje