TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 18:16

Ushtria vuan për mjetet bazë, Rama "shfrenon fantazinë”: Do prodhojmë vetë makina ushtarake dhe anije!

Shkruar nga Pamfleti
Ushtria vuan për mjetet bazë, Rama "shfrenon
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes me socialistët, pas 'përrallave' me dronë, deklaroi se në Shqipëri do të prodhohet në gjithçka që mund të prodhohe.

Rama vijoi më tej ku tha se se do të krijohet linjë prodhimi për anijet dhe makinat e ushtrisë.

Kryeministri u shpreh se gjithashtu do të ketë uniforma ushtarake “Made in Albania”.

“Është mirë që të krijojmë më tepër hapësirë si grup parlamentar për të pasur dëshmi të ministrave apo të të tjerëve lidhur me çështje që kanë interes për publikun. Pra dëgjesa të parlamentit sepse nga ana tjetër kemi një çetë që njeh komisionin hetimor ose e thënë ndryshe ftesë për teatër balte. Dëgjesat na duhen edhe për të trajtuar çështje që janë të një rëndësie të dorës së parë për vendin por që degradojnë me trillime për të helmuar publikun. Në Shqipëri ‘shteti po merr pjesë në sipërmarrje’, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, fondet publike. Dhe sot, zhvillohej seanca e fundit e negociatave me një nga ekselencat më të mëdha të botës. Falë kompanisë tonë publike që kemi ngritur, KYAO, kemi hyrë në bashkëpunim të përbashkët…Aktiviteti i kompanisë në Portin e Pashë Alimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke i prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do bëjë mirëmbajtjen e tyre me një kompani ku shteti shqiptar është aksioner. Dhe nga ana tjetër kjo kompani do marrë porosi nga vende të tjera. Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një kompani KAYO për t’i hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo është kompani e shtetit shqiptar. Ne nuk prodhojmë dot helikopter, por makinat e ushtrisë do t’i prodhojmë vetë, edhe për eksport. Nëse ne do ishim një forcë që punon për të marrë lekë nuk do ngrinim një sistem të tërë prokurimesh. Do kemi industri ushtarake që do prodhojë në vend gjithçka që mund të prodhohet në vend”, tha ai ndër të tjera. 

edi rama ushtria

3 Komente

  1. M
    Mira

    Hahajjaa Kajo eshte serish nje inisiative dhe plan per korrupsion galopant nepermjet kontratave te shitjeve te armatimit. Eshte fiks si rasti Gerdecit. Por atehere ishte kompanoa MEIKO sot eshte KAJO. Ka planr me izraelitet dhe disa perfaqesues te tjere te industrise se armeve. O njerez mos besoni asgje nga ato qe propogandon. Ben ate qe ka ne mendje qe eshte djallezore, me ne thelb lobim dhe perfitim. Vetem te vjedh. Kjo eshte moto. Pas cdo inisiative qe promovohet si sukses qendron dhe vertetuar tashme nje afere e madhe korrupsioni. Sic jane AKSHI , aeroporti Vlores, Smart city, veprat infrastrukturore si thumanr -kashar tuneli llogorase, koncensionet , mega afera me inceneratore qe nuk ekzistojne etj etj. ngado ta kthesh kete palaco betem zi nxjerr. Nuk arrij te kuptoj utopine e SPAK qe me gjithe keto prova akoma nuk reagon!!!!!!!!!!!!!!

    1. b
      berti

      Mashtrues ordiner. Ben sikir te plasi ty ka armatime apo jo Shqiperia. Ti do te besh ate qe ke bere gjithe keto lohe, TRAFIK.

      1. T
        Tony

        Mos e shani djalin. Ky i ben anijet, nendeteset e avionet ne muret e zyres se tij me figura e piktura si ne kopsjtet e femijeve. O pika, kur ia tregonte edhe Hollandezit te Van Gog pacavuret e tij. Kini kujdes nga Koci i Teto Sofkes se do shkaterroje boten me produktet e surratit te vet.

        Lini një Përgjigje