Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka folur lidhur me bllokimin e fondeve nga BE për bujqësinë tha se ky është një lajm i trishtueshëm, kur e sheh që po hetohen për 2 vite.
Ai u shpreh se kjo është një goditje e madhe për qeverinë shqiptare në aspektin politik dhe një penalizim për bujqit.
"Ky është një lajm i trishtueshëm, kur e sheh që po hetohen për 2 vite. Ata kanë rregulla standarde sepse ato fondet që i japin i shohin deri në implementim. Ata dyshojnë se fondet nuk kanë shkuar fare atje ku duhet. Është një goditje e madhe për qeverinë shqiptare në aspektin politik dhe një penalizim për bujqit. Është një zinxhir për këto projekte që ata merrnin frymë. Është një qeverisje në kalbëzim dhe i plasin çdo ditë skandale.Është në gjë që nuk ka ndodhur prej 30 vitesh. Ajo që ka ndodhur vetët e fundit është alarmante. Ndërsa kryeministri gjithmonë fshihet dhe thotë se ia bëjnë pas kurrizit. Ne do të futemi me të kuqe si një vend për sa i takon financimet nga BE-ja. Do të rrezikohen dhe do të ketë optikë ndryshe edhe për projektet e tjera.", tha Ndoka.
Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.
Lajmi u konfirmua edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, që sqaron se kjo masë është marrë në kuadër të një hetimi të nisur nga Brukseli, pas akuzave për korrupsion me fondet për bujqësinë.
Lini një Përgjigje