TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 21:53

"S’paska fund pafytyrësia jote", Demalia “shpërthen” ndaj Mediut: E vetmja lidhje me Serbinë në Gërdec, nipi serb që drejtonte trafikun e armëve

Shkruar nga Pamfleti

"S’paska fund pafytyrësia jote", Demalia

Analisti Ilir Demalia ka shpërthyer në kritika të forta ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ka dalë me teori të reja për shpërthimin në Gërdec.

Duke qenë se laku po ngushtohet, Mediu pretendon se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme dhe madje flet për serbë të punësuar aty.

Sipas Demaliajt, të tilla deklarata janë të neveritshme.

Fatmir Mediu: Gërdecin e bënë serbët që mos të hynte Shqipëria në NATO, unë dhe Berishët s'kemi lidhje.

Jo vetëm poshtërsia juaj nuk paska fund, por edhe pafytyrësia juaj nuk paska fund. Kaq budallenj i dini njerëzit?!!

E vetmja lidhje me Sebinë ne Gërdec është nipi Serb që drejtonte Gërdecin, trafikun e armëve dhe ti ministri i Berishës.

Boll se u bëtë të neveritshëm pa kufi”, shkruan ai.

 

demalia mediu gerdeci

Lini një Përgjigje