TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 18:38

“T’iu verifikohet pasuria të gjithëve”, Basha i mëshon idesë së vettingut të politikanëve: Paratë e vjedhura t’i kthehen popullit

Shkruar nga Pamfleti

“T’iu verifikohet pasuria të gjithëve”, Basha i

Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar edhe sot takimet e tij me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.  

Në takimin me demokratët e zonës së Kombinatit, Basha ka deklaruar se të gjitha paratë që janë vjedhur prej politikanëve nëpërmjet aferave korruptive, duhet t’i kthehen popullit.

Ai shtoi se duhet vettingu i të gjithë zyrtarëve të përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri.

Basha tha gjithashtu se Pezullimi i granteve për bujqësinë të programit IPARD nga ana e Komisionit Europian tregoi se si kjo qeveri nuk ndalet se abuzuari as me fondet e BE.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve! Ky duhet të jetë hapi i dytë i domosdoshëm pas hetimit dhe dënimit të personi që ka abuzuat me fondet publike.  Është e domosdoshme të kryhet hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare dhe i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë tek kryeministri.

Pezullimi i granteve për bujqësinë të programit IPARD nga ana e Komisionit Europian tregon se si kjo qeveri nuk ndalet se abuzuari as me fondet e BE. SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë skemat korruptive. E zhytur në skandale korruptive kjo mazhorancë arrin deri në dhunimin e parlamentarizmit vetëm për të kontrolluar edhe Akademin e Shkencave.

Të gjithë politikanët duhet t’i nënshtohen vetting-ut, hetimit të pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre si dhe marrëdhënieve me persona të botës së krimit.

Shqipëria e ka jetike ndryshimin dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndryshim karrigesh, por ndryshimin e sistemit dhe rritjen e kontrollit dhe llogaridhënies. Krahas mbështetjes për SPAK, për të hetuar deri në fund aferën korruptive të Inceneratorëve, ku është zhytur e gjithë qeveria dhe aferave të tjera që janë nën hetim - duhet të rrisim fuqinë e qytetarëve në vendimmarrje dhe të Parlamentit në kontrollin e qeverisë.

Për këtë arsye:

Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;

Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;

Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;

Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e diasporës.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika”, shkruan Basha.

basha vetting politikanëve

Lini një Përgjigje