TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 14:12

BE pezulloi fondet për bujqësinë, Berisha: Po vjedh Frida që do bënte akademinë e çobanëve!

Shkruar nga Pamfleti
BE pezulloi fondet për bujqësinë, Berisha: Po vjedh Frida që
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e BE-së për të pezulluar fondet për bujqësinë në Shqipëri për shkak se po hetohet për korrupsion.

Berisha kërkoi që të hetohen edhe projektet e infrastrukturës.

“Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare.

Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare. Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave.

Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta.

KE ka financime të mëdha. Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari.

Pra, është një lajm i mirë kjo, optimist për shqiptarët, sepse institucioni hetimor i BE veproi dhe vendosi. Është e rëndësishme shumë që të dalë në pah i gjithë korrupsioni shqiptar në përmasat e tij” tha Berisha.

 

sali berisha komisioni europian fondet e be

Lini një Përgjigje