TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 14:08

Berisha akuza Taulant Ballës: Operacionet antikanabis janë mashtrime, opiumi po mbulon vendin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Taulant Ballës: Operacionet antikanabis janë mashtrime,

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tha se me kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është “narkoshtet tipik”.

Berisha u shpreh se tashmë vendin ka filluar ta mbulojë opiumi. Sipas tij, kjo do të zëvendësojë të gjitha prodhimet e tjera për shkak të fitimit.

“Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri. Por me Edi Ramën, Shqipëria është narkoshtet tipik, i vetëm në Europë. Kanabisi mbulon vendin, por tani ka filluar të mbulojë vendin opiumi, lulëkuqja. Ju garantoj se ato do të zëvendësojnë të gjitha prodhimet e tjera se janë shumë më të shtrenjta se kanabisi”, tha Berisha.

Sa i përket operacioneve anti-kanabis, Berisha shprehet se janë mashtrime.

Keni parë operacionet policore, mashtrime se nuk arrestojnë një  njeri të vetëm? Nuk arrestohen se janë socialistë, janë të gjithë të partisë. Plus pasojat katastrofale mbi shëndetin, në radhë të parë në shëndetin mendor. Pastaj një substancë që mbjell vetëm krim. Ne do i kundërshtojmë me forcën më të madhe”, u shpreh ish-kryeministri.

berisha balla akuza

Lini një Përgjigje