TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 14:52

Balla takon "armikun" e Berishës, në fokus lufta kundër krimit të organizuar

Shkruar nga Pamfleti
Balla takon "armikun" e Berishës, në fokus lufta kundër
Taulant Balla dhe ambasadori Alastair King-Smith

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka takuar sot ditën e sotme "armikun" e Sali Berishës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith.

Balla thotë se në takim u fol për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.

Ndërkohë para dy ditësh Sali Berisha, ka paditur ambasadorin britanik për shpalljen e tij “non grata” nga Britania e Madhe.

Sali Berisha tha se shpallja e tij non grata nga Britania e Madhe është bërë në bazë të shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në vendin tonë.

‘Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar që cenonin sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Vendosa ta padisë nbë gjykatë për shpifje King Smish dhe titulluarin Home Office. Vendimi bazohet në shpifje dhe trillime Mirëpo sipas ligjeve britanike duhej se para se të shkoj në gjykatë të çoj padinë time për shpifje duhet të paraqisja një ankesë në këshillin administrativ. Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente, të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata.’- tha Berisha.

 

taulant balla alastair king-smith

Lini një Përgjigje