TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 22:31

Veliaj e quajti ‘Çim Bixhozi’, kandidati i opozitës për Rrogozhinën: Mashtrues ordiner, s’ka burrë nëne që më blen mua!

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj e quajti ‘Çim Bixhozi’, kandidati i opozitës

I ashpër ka qenë kandidati i BF-së për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

I ftuar në Repolitix, Hoxha ju përgjigj deklaratave të Veliaj ku e cilëson si ‘bixhozxhi’ dhe se është i blerë. Ai e ka quajtur kryebashkiakun Veliaj mashtrues ordiner.

Veliaj është mashtrues ordiner. Erioni bën mirë që të japë llogari për inceneratorin e Tiranës dhe mos të bëjë lajme politike. Nuk ka burrë none që të më blejë.  Jo po unë jam në Maldive me pushime tani sipas Veliajt. Unë takoj njerëz qytetarët, derë më derë, i takoj kudo. S’kam komunikime rivalin, s’kam rival, jam i përqendruar me Erion Veliajn. Këtu ka zbarkuar gjithë qeveria, e kanë fshehur rivalin”, thotë ai.

Ai madje ka akuzuar qeverinë se ka ‘zbarkuar’ në Rrogozhinë dhe se ka rival politik vetëm Veliajn.

E di sa e vërtetë është? Sa fiqtë e Erionit. A kanë ndonjë provë këta njerëz? Vetëm me trillime. Është Veliaj që ka sjellë këtu biznesmenë, e komplet administratën. E gjitha administrata është në Rrogozhinë, e gjithë qeveria është në Rrogozhinë”, vijoi ai.

Lini një Përgjigje