TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 16:42

Bardhi i tregon derën Berishës: Pas 14 majit PD hyn në zgjedhje, ristrukturim nga baza deri te kryetari

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi i tregon derën Berishës: Pas 14 majit PD hyn në zgjedhje,

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet i bindur se pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit është zgjidhur ngërçi ligjor brenda forcës politike, pavarësisht rekursit në Gjykatën e Lartë nga grupi i Sali Berishës.

Bardhi bën thirrje për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

I pyetur a do të mbahen zgjedhje pas 14 majit dhe a do lejohet të kandidojë Berisha dhe Basha, Bardhi tha se në PD duhet të zhvillohen zgjedhje për të gjitha strukturat e saj.

Sipas Bardhit, zgjedhjet brenda PD-së mund të ishin zhvilluar edhe më herët, madje deputeti demokrat tha se këtë ia ka propozuar dy herë edhe Sali Berishës, por nuk është pranuar nga ky i fundit.

“Së pari, se kush do kandidojë, është një vendimarrje që nuk e vendos unë por e vendosin strukturat e partisë në momentin kur përcaktojnë kriteret e kandidimit. Opinioni publik do njihet në momentin e duhur. Padyshim që pas zgjedhjeve lokale, sigurisht mund të kishte ndodhur dhe gjatë kësaj periudhe, por me përgjegjshmëri Kryesia ka vendosur të mos e copëzojë partinë në mënyrë përfundimtare por të ketë mundësinë që të organizojë një proces të përbashkët.

Këtë ofertë ia kemi bërë Berishës dy herë më parë, përpara se të dilte vendimi i shkallës së parë, edhe pasi doli vendimi i shkallës së parë. I kemi shtrirë dorën për të ndërtuar një proces të përbashkët riorganizimi partie që shkonte nga baza deri në majën e partisë, që është kryetari. S’është pranuar. Tani që është krijuar ngërçi ligjor, padyshim që duhet të shkohet në një proces zgjedhor nga baza deri tek kryetari.”, tha Bardhi në një intervistë për mediat.

 

gazment bardhi sali berisha pd

Lini një Përgjigje