TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2026, 20:17

“Asgjë nuk na ndal”, Berisha paralajmëron protestën e radhës!

Shkruar nga Pamfleti
“Asgjë nuk na ndal”, Berisha paralajmëron protestën e
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e ardhshme e opozitës do të zhvillohet menjëherë pas përfundimit të proceseve të brendshme në Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës në foltore Berisha tha se shumë qytetarë po kërkojnë të dinë se kur do të organizohet protesta e radhës. Ai sqaroi se tubimi do të thirret në ditët e para pas mbylljes së procedurave në parti.

Më 23 maj, Partia Demokratike pritet të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e saj, proces që konsiderohet prioritet nga drejtuesit e forcës politike para vijimit të aksionit opozitar.

Berisha deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj politike dhe se protestat do të vazhdojnë edhe në javët në vijim. Në fjalën e tij, ai përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke theksuar se synimi i opozitës mbetet largimi i saj nga pushteti.

Sakaq, Berisha u ndal te Diella, që për të ka zero urtësi artificiale duke dalë zbulua sipas tij një mashtrim dhe vjedhje e hapur. Më tej u ndal te dy vizitat e fundit të Ramës jashtë shtetit, që sipas tij nuk e përfilli askush.

Berisha: Të flas para jush, qytetarë dhe qytetare, të nderuar, njerëz me dinjitet, qytetarë që sakrifikoni për më të çmuarën që ka njeriu i qytetëruar, për dinjitetin njerëzor. Avoketër të pamposhtur të të vërtetave.

Mbarë opozita jeton në narko shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Në një narko diktaturë, apo diktaturë autokratike. Por në dallim nga një seri diktaturash të tjera, diktatura e Edi Ramës, bazohet në mld e drogë, bazohet në kartelet e drogës, në vjedhjet e mld të qytetarëve shqiptarë, në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën terrorin policesk të qytetarëve. Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën. Ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur. Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jo vetëm ndaj akteve, të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve të opozitës nga bastardi i xhelatëve nga ai që firmosi varjen n litar të Havzi Nelës dhe e dekoroi para 3 ditësh. Mirënjohje për xhelatin, që firmosi të varet poeti. Nuk kishte fyerje dhe poshtërim më  të madh për ata studentë, pedagogë dhe artistë sesa dekorimi i skulptorit xhelat që firmosi në 1988, varjen e një poeti që thurte vargje lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, Kosovës dhe popullit të sa të pushtuar.

Beteja jonë është betejë për shpëtimin e këtij kombi. Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë më të fuqishëm që kemi patur ndonjëherë. Janë 9 rezoluta. Edi Rama vërtet ka mafien shqiptare ndërkombëtare me vete, por ju e shikoni se nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën. Të mos e akuzojnë, të mos e poshtërojnë siç e meriton. Gangrenë e shqiptarëve e quante një analist i shquar. Hajdut me Lubinë e quante një tjetër para dy ditëve. I analizonte Diellën dhe nxirrte mashtrimin. E nxori mashtruesin më të madh jo vetëm të Shqipërisë, por ndërkombëtar. Diella kishe 0 urtësi artificiale, përveç mln të vjedhura nga Edi Rama dhe suita e tij. Çdo ditë mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërteta që ne denoncojmë dhe protestojmë. 8 rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës, një regjim i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj. 60% është rritur kosto e jetesës në Shqipëri si asnjë vend tjetër. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm në një kohë kur me baxhanakun kanë vjedhur qindra mln. Jemi këtu të pamposhtur në qëndresën tonë. Ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë janë subjekt i një agresioni mafioz të tmerrshëm të fjalës së lirë. Mediat e qeverisë që ushqehen nga taksat tuaja dhe janë shumëfsihi i tv shtetëror, nga mëngjesi në darkë ju fshehin shqiptarëve të vërteta. Shpifin dhe trillojnë. Një lloj si në kohërat e zeza glorifikojnë të keqen.

Kurrë ndonjëherë shqiptarët si asnjë komb tjetër kanë të vjedhura të dhënat e identitetit të tyre, të dhënat më të çmuara. Të dhëna në mirëbesim shtetit të tyre. Po shteti i gangsterëve i karteleve, i trafikantëve të dhënat e qytetarëve ua dorëzoi atyre. Institucionet i kanë ata. Ndaj dhe siç e dini, nuk ka sot pronar që ka pronën e tij të sigurt. Me ligjin e ri të investimeve dhe duart e zeza në kadastër kanë falsifikuar çdo pronë. Kanë zhdukur çdo pronë. Nuk ka sot qytetar që ka asgjë të sigurt në këtë vend. Siguria e ilaçeve është 0. Ato që hyjnë në Shqipëri janë ilaçe të skaduara. Jemi vendi i importimit të ushqimeve të skaduara. Mafia nuk ka shpirt. Nuk ka parime, nuk ka atdhe. Nuk ka komb, fe. Ka vetëm paranë, krimin. Ky është regjimi i Edi Ramës. Ndaj dhe unë e kuptoj të gjithë keni një pyetje, kur është kryengritja tjetër. Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë nuk na ndalë ne pa larguar nga pushteti narko diktatori dhe regjimin e tij.

sali berisha pd

1 Komente

  1. A
    ARGITA

    Po mor PLERE, mos u ndal, por ti se pari shiko zgjedhjet ne PD.

    Lini një Përgjigje