Juristja Alesia Balliu, e përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ka akuzuar Sali Berishën dhe rrethin e tij për uzurpim të partisë, ndërsa procesin e zgjedhjeve të 23 majit e cilësoi si një farsë dhe jo një garë reale.
Ajo shtoi se ka dërguar e-maile në kancelaritë perëndimore lidhur me atë që e konsideron paligjshmëri në procesin zgjedhor brenda PD-së dhe se pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Europian.
Sipas Balliut, një kandidat për kryetar partie nuk mund të zgjedhë vetë kundërshtarët me të cilët do të garojë, ndërsa pretendoi se Berisha nuk do të fitonte nëse në garë do të ishin edhe ajo dhe ish-deputeti Ervin Salianji.
“Padyshim që vetëm emrin ka demokratike, pasi qëllimi paska qenë sundimi i një personi të vetëm, që është padiskutim uzurpimi i PD-së nga Berisha dhe klani i tij familjar. Padiskutim që nuk është garë, unë e kam denoncuar dhe i kam çuar E-maile gjithë kancelarive perëndimore dhe shumë shpejtë do të kem takim me përfaqësues të BE-së, të cilët Berisha nuk i takon dot.
Padiskutim që kjo është nja farsë, nuk mund të jetë garë. Në një garë, një pretendent për kryetar partie nuk mund të zgjedhë edhe kundërshtarët që do të ketë përballë. Për këto arsye dhe të tjera, Berisha e di qartë që nuk fiton dot po të isha unë dhe Salianji në garë. Sot Berishën të gjithë individët që e ndjekin, e ndjekin nga detyrimi, jo nga bindja se do i sjellë në pushtet”, vijoi më tej Balliu në emisionin “Studio Live”.
Moooss, paska njoftuar kancelarite..Provinciale absurde ????
E pse u dashkan njoftuar te huajt, per problemet e brendshme te vendit?! Nuk e kuptoj kete lloj veprimi provincial. Nese keni bythe zgjidhini vete problemet. Popull laraskash!