Elbit Systems në Tiranë, Rama zgjedh Izraelin dhe hap përplasjen me Erdoganin...

Vendosja e gjigantit ushtarak izraelit në Shqipëri nuk është thjesht marrëveshje biznesi, por sinjal gjeostrategjik që ka alarmuar Ankaranë dhe pritet të ndezë një luftë të re ndikimi turk në politikë, media dhe rrjetet fetare.
Shpallja e vendimit për instalimin në Tiranë të kolosit ushtarak izraelit “Elbit Systems” duket se ka derdhur gotën e marrëdhënies së tensionuar mes Edi Ramës dhe Rexhep Tajip Erdogan.
Kompania shumëkombëshe izraelite ka vendosur të hapë në Shqipëri degën e saj europiane, çka nuk përfaqëson thjesht një zyrë shitjesh apo një prani simbolike.
Sipas gjasave, bëhet fjalë për një qendër shpërndarjeje dhe një instalim me rëndësi gjeostrategjike në rajon.
“Elbit Systems” është një nga kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake në botë dhe një nga furnizuesit më të rëndësishëm të teknologjisë së mbrojtjes. Ajo ka hyrë tashmë në nivelin më të lartë të eksportuesve globalë të armatimit dhe furnizon me sisteme të avancuara disa ushtri europiane, përfshirë Gjermaninë.
Ky zhvillim duket se ka irrituar fort Ankaranë, e cila prej kohësh kishte shpresuar të ishte partneri kryesor i Shqipërisë në ringritjen e industrisë ushtarake. Për një periudhë u fol hapur se rimëkëmbja e sektorit ushtarak shqiptar do të bëhej në partneritet me Turqinë. Por në fund, Edi Rama duket se ka zgjedhur izraelitët.
Dhe pikërisht këtu nis problemi. Sepse Izraeli dhe Turqia janë sot rivalë strategjikë në Lindjen e Mesme dhe në disa fronte të tjera gjeopolitike.
“Elbit Systems” nuk është një kompani e zakonshme. Ajo prodhon nga armët e këmbësorisë dhe sistemet e artilerisë, deri te dronët dhe teknologjitë më të avancuara të mbrojtjes ajrore. Kompania furnizon një pjesë të madhe të ushtrisë izraelite me armë, municione dhe sisteme inteligjente.
Ankaraja reagoi menjëherë nëpërmjet mediave të afërta me të, duke sulmuar kompaninë izraelite dhe duke e paraqitur si subjekt problematik në raport me NATO-n. Por realiteti është më kompleks.
“Elbit Systems” furnizon vende të rëndësishme të NATO-s dhe kundërshtimet ndaj saj vijnë kryesisht nga shtete europiane që kanë tensione politike me Izraelin, siç është rasti i Spanjës.
Ky hap i Edi Ramës nuk ka gjasa të kalojë pa pasoja politike. Përkundrazi, sipas të gjitha gjasave, pritet një përplasje më e fortë me Ankaranë, e cila mund të shfaqet në forma të ndryshme.
Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqe politike dhe mediatike, Turqia ka nisur të rrisë mbështetjen financiare për organizata dhe media në Shqipëri, me synimin për të ndërtuar një klimë më të fortë anti-izraelite në opinionin publik shqiptar.
Flitet për financime të konsiderueshme që mund të shtrihen edhe në politikën shqiptare. Objektivi i Erdoganit nuk duket të jetë thjesht dobësimi i Edi Ramës, por krijimi ose mbështetja e një lidershipi të ri politik që do të rreshtohej më qartë në anën e Ankarasë në përplasjen e saj me Izraelin.
Por kjo mbetet pjesa më e vështirë e lojës. Ndikimi i fortë amerikan në Shqipëri ka frenuar deri tani zgjerimin e plotë të influencës turke, përfshirë edhe përpjekjet për kontroll më të madh mbi Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Në këtë sfond, duket se Ankaraja po investon gjithnjë e më shumë në rrjete ndikimi ideologjik dhe mediatik. Një pjesë e kësaj strategjie mbështetet edhe te grupe të ndryshme me profil të fortë fetar, të cilët janë bërë të njohur në debate publike si mbështetës aktivë të çështjes palestineze.
Sipas zërave që qarkullojnë, disa prej tyre kanë marrë pjesë në aktivitete dhe kontakte ndërkombëtare në kryeqytete europiane ku janë zhvilluar protesta të mëdha kundër Izraelit. Në këtë linjë përmenden edhe financime që mendohet se kanë origjinë nga Katari, aleati më i afërt rajonal i Erdoganit.
Në këtë mënyrë, instalimi i “Elbit Systems” në Shqipëri nuk po shihet më vetëm si marrëveshje ekonomike apo ushtarake. Ai po lexohet si hyrje e Shqipërisë në një përplasje më të gjerë gjeopolitike mes blloqeve të influencës në Lindjen e Mesme dhe Ballkan./Pamfleti
Dmth Izraelitet po bashkepunojne me Shqiperine e Serbine per armatim e pasi te behen pershesh me njeri tjetrin te gezoje fitoren e trojeve te Gadishullit Ilirik. Kane dale edhe ca kulufe tanet qe thone se Izraelitet e lashte, flisnin Shqip. Enderra e cifuteve ka qene e mbetet gadishulli yne. Prandaj edhe Erdogani eshte bere xhind. Pushtetaret tane e te Kosoves hane ndonje simite e duke na shkuar punet rrumpalle s'po lene pisllek pa bere ne trojet tona. Nuk dihet se kush i ka blere apartamentet e trojet tona e nuk po flasim per ishuj e miniera. Eshte mbushur vendi me cifute, ruse, ukrainas, harbuteri per gjynah nga Azia e nuk dihet ku do i dale fundi.
Pse ndërhyni në çështjet hebraike. Menorën origjinare në zyrë e mbajnë vetëm hebrenjtë. Si mund jetë jo hebre babai i kryeprofetit Zaharia.
Kolonizimi ka nisur! Rofte Edi Rama qe beri ate qe nuk e beri askush: na shiti si komb e territor per pushtet personal! Historia do deshmoje!
Ja kane vene syrin cifutet ketij vendi. Kur nuk ka zot, normal qe keshtu do ndodhe!
Pleqtë e parë kur bëhej një krushqi brënda një rrethi të lidhur më parë me krushqi, thoshin: "Pa u bërë një herë mik, nuk bëhesh dy herë mik". Pra kur krushqia e parë kish ecur normalisht, edhe e dyta ka garanci që të ketë të njëjtën rrjedhë, sepse peri i ka ngjarë copës. 'Krushqia' e parë me një hebre Xhorxh Soros ju kish ecur fjoll shqiptarëve për 34 vjet edhe kjo e dyta me garant po hebre: suksesi do ndiqte suksesin. Futja e Izraelitëve si fabrikantë armatosës së shqiptarëve është përzgjedhje e Kryeministrit? Partner kryesor gjeostrategjik shqiptarët kanë SHBA: apo jo? Por edhe BE dhe Turqinë.Janë ftuar Amerikanët ,apo të tjerë të marin pjesë në konkurim sikurse e detyrojnë ligjet për konçensionet .Apo ky konçesion ju bëhet dhoro Izraelitëve nga Edi Rama? Në shkëmbim të çfarë? A tani u kujtova. Lokid Martin njëshi i botës, nuk kontrollonte dot kufirin detar, tokësor dhe ajror ndaj nuk u përfill. Këtë rol e mori ta kryente kompania e përzgjedhur nga ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Conju shqiptar,prej gjumi,CONJU!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Lavdi të përjetshme diktatorit, komandantit dhe atdhetarit më të madh të kombit shqiptar, ENVER HOXHA.
Nuk zgjedh Rama izraelitët, e zgjedhin ata atë se Rama është zari i tyre. Vetëm se në Eurovizion ia dhjenë, Izreali na dha vetëm një pikë. Se mos vetëm ai. Shqipërisë ia dhjenë të gjithë. Italia e Melonit na dha zero pikë. Po ashtu Kroacia i dha Serbisë 12 pikë. Pra aleatët dhe fqinjët na braktisën, dukej si refuzim, dukej gati gati si komplot. Çudi nuk është! Sepse fakti që shqiptarët janë aktualisht të ndarë në tre shtete tregon që Europa (fuqitë e mëdha) i ka përçarë trojet shqiptare, nuk i kanë dashur shqiptarët bashkë. Pse?? Kanë frikë nga shqiptarët? Kanë frikë nga gjuha shqipe se mos është baza e gjuhëve të tjera europiane? Ata e dinë mirë arsyen pse! Koha do tregojë çdo gjë. Hajnat nuk mund të fitojnë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Edhe pse ata nuk humbin asnjë rast të bëhen kundër nesh.