
Anëtarësimin në BE, Shqipëria e ka ‘në dorë’ vetë, pasi gjithçka do të varet prej saj. Kështu u shprehën në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri Edi Rama dhe zyrtari i lartë i BE-së.
Varhelyi: Çdo gjë është në vendin e duhur. Kemi bisedimet, një axhendë reformash që duhet kryer. Gjithçka varet nga sa shpejt Shqipëria përmbush kushtet, nuk po punojmë me afate. Ato nuk çojnë te realizimet, puna në terren çon te realizimet. Kjo e shmang vëmendjen nga çështja reale. Vendi do jetë gati në momentin që është ekonomikisht në pikëpamjen tregtare i integruar.
Rama: Kujt ia kërkoni datën, s’ka ndodhur. Data vendoset kur përmbushen kushtet e brendshme e të jashtme. E këtë nuk mund ta parashikojë askush. Datat vendosen kur i vjen dita, dhe dita vjen kur ti i ke bërë detyrat dhe ata janë të gatshëm t’i shqyrtojnë e të vendosin notën. Ajo që duhet të na interesojë, është a po i bëjmë ne detyrat apo jo. Dhe për sa kohë po i bëjmë detyrat, jemi në rrugën e duhur. Ata që janë sot anëtarë të BE kanë pasur shtet kur ne nuk dinim ku ishim dhe ndërtimi i një shteti funksional nuk është një fjalë goje dhe ky është procesi i integrimit. BE është sot në një tjetër qasje ndaj nesh. Që nuk e kishte përpara disa vitesh.
Lini një Përgjigje