
Kryeministri Edi Rama i ka shitur si sukses në rrugën drejt BE arrestimet që po ndodhin në radhët e socialistëve. Dy ish-ministra dhe një ish-deputet janë në qeli, ndërkohë që dje u arrestua kryebashkiaku i Bulqizës. Ashtu si gjithmonë Rama i shiti të gjithë.
Madje ai u mburr me arrestimin e tyre para zyrtarëve të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ta, ai tha se kjo tregon suksesin e drejtësisë.
“Nga ana tjetër duke folur për Shqipërinë dhe ecurinë e procesit, jemi të lumtur të konstatojmë se gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, nuk kemi asnjë vonesë. Reforma në drejtësi ka nisur të japë fryte domethënëse, edhe pse nuk është fushë me lule, ka ferrat e gropat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që shuma pak kohë më parë askush nuk e imagjinonte. Drejtësia në Shqipëri po godet, njerëz të lidhur me pushtetin apo jo, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Po tregojmë se koha e të paprekshmëve dhe të strehuarave nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar. Jam krenar që në rajon Shqipëria është i vetmi vend që e ka bërë këtë reformë. Reforma po jep rezultate, natyrish zbatimi ka problemet e veta, por ne nuk i kemi vënë në asnjë moment në diskutim çfarë drejtësia e re vendos. E kemi bërë të qartë kushdo që ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS e qeveria nuk ofron shërbim avokatie për askënd. Nuk do ketë më zyrtarë të lartë që do kenë lidhje me prokurimet publike”, u shpreh Rama.
Pra me pak fjalë, kryeministri po tregon se shumë prej tyre po kthehen në kurbanë të integrimit. Në vend që të futen në burg “mamuthët e korrupsionit”, e pësojë më të dobëtit. Pak ditë më parë Rama shiti edhe Arben Ahmetajn, të njëjtën deklaratë për përdori tani përdori dhe kundër tij, duke i sugjeruar të gjegjë avokatë. Ndërkohë ajo që është e habitshme është se po shkojnë pas hekurave shumë njerëz nga radhët e PS dhe Rama nuk mban asnjë përgjegjësi, ndonëse ai është “shefi” i tyre.
Lini një Përgjigje