TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2023, 12:53

Debate në Kuvend, Balla e Tabaku përplasen për pasaportat e arta dhe integrimin evropian

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Kuvend, Balla e Tabaku përplasen për pasaportat e arta

Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar as ditën e sotme në Parlament. Taulant Balla dhe Jorida Tabaku kanë diskutuar dhe debatuar mbi një projektligj për çështjet e integrimit.

Tabaku tha se projektligji duhet të përputhet më tepër me BE-në dhe të lëmë disa plane që i shqetëson ndërkombëtarët. Ajo u ndal te amnistia fiskale dhe pasaportat e arta.

Ka të paktën 3 herë thirrje për Komisioni Hetimor dhe nuk janë pranuar dhe kjo gjë nxjerr pozicionin e deputetit në hijë. Lë jashtë parlamentin por mbi të gjitha nuk lë opozitën të kërkojë llogari.

Opozita nuk është në parlament si një numër por për ta bërë procesin e integrimit më të denjë. Unë kam bërë shpesh thirrje për të bërë një gjithë përfshirje të të rinjve që fatkeqësisht po ikin masivisht. Shqipëria ndryshe nga rajoni është përballur me pengesa të brendshme sesa të jashtme”, tha Tabaku.

Ndërkohë, Balla thotë se ky debat është shterpë dhe jemi i vetmi vend në rajon që arrijmë marrëveshjet dhe quhemi tradhtarë.

Të dalësh këtu dhe të kritikosh reformat e njëanshme pastaj të lavdërosh drejtësinë e re, mendoj se u duhet një argument më i qartë zonja Tabaku. Se kur rrinit poshtë çadrës për ndalimin e institucioneve, ne rrinim këtu iu prisnim. Reformat nuk mund të bëhen nga një krah i politikës.

Unë mendoj që ky debat është shterp dhe i pavend. Kush punon për integrimin nuk është tradhtar është atdhetar. Se ju kështu thoni, po kontribuove për Shqipërinë je tradhtar. Jam krenar për rolin që ka luajtur PS në opozitë, jo si e juaja që keni hallet tuaja po nuk dua të ndërhyj aty. Brenda PS nuk ka pasur një palë nga një palë tjetër për tradhti ndaj atdheut”, tha Balla.

balla tabaku integrimi

Lini një Përgjigje