TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2023, 12:39

I pari nga radhët e PS, Petro Koçi ngushëllon Tahirin për humbjen e babait: Paç zemrën e fortë!

Shkruar nga Pamfleti

I pari nga radhët e PS, Petro Koçi ngushëllon Tahirin për

Deputeti i qarkut të Fierit, Petro Koçi është emri i parë i Partisë Socialiste që ka ngushëlluar publikisht ish-ministrin Saimir Tahiri për vdekjen e të atit, Bashkim Tahiri.

Edhe pse Tahiri është në burg dhe asnjë nga ish-kolegët e tij nuk ka shprehur një solidarizim publik, Koçi ka vendosur të thyejë akullin mes ish-ministrit dhe Partisë Socialiste duke zgjedhur ti japë një mbështetje publike në këtë moment të vështirë.

"Ngushëllime Saimir Tahiri për humbjen e babait. Paç zemrën e fortë!",-shkruan Koçi në Facebook.

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leucemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.

I pari nga radhët e PS, Petro Koçi ngushëllon Tahirin për

Lini një Përgjigje