
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sërish një mesazh të fortë për politikën. Kryeministrit Edi Rama po i bien njëri pas tjetrit kryebashkiakët. Disa i dolën të dënuar dhe i largoi dekriminalizmi, ndërsa disa të tjerë po përfundojnë qelive. Mbrëmë u arrestua kryebashkiaku i Bulqizë.
Por vetëm sot SHBA ka kërkuar nga politika që të bëjë kujdes me emrat që kandidon në zgjedhje. Duket se mesazhi kryesor shkon për kreun e socialistëve.
Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith deklaroi sot se janë problem edhe blerja e votës dhe mosrespektimi i të dhënave personale, teksa përmendi dhe amendamentit e presidenti Biden për luftën ndaj korrupsionit.
“Ambasadorja Kim është takuar me drejtuesit e 3 partive politike dhe ka dëgjuar angazhimet e tyre për standardet zgjedhore. Zgjedhje të lira e të ndershme janë përgjegjësi e qeverisë, por edhe e votuesve. Pas zgjedhjeve të prillit 2021 ne mbajtëm shënim vërejtjet e OSBE, ku kishte aspekte jo vetëm të mira, por dhe problematik. Një ndër to ishte shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave personale. Ne vijojmë të inkurajojmë institucionet që të vënë në zbatim rekomandimet e ODIHR. Partitë duhet të shikojnë nëse kandidatët e tyre janë të pastër. Strategjia e presidentit Biden për luftën kundër korrupsionit vë në pah rrezikun që përbën korrupsioni për shoqërinë. Ne do ta ndihmojmë demokracinë mesa të mundemi. Ju e keni përgjegjësin të vijoni me përsosmërinë e procesit zgjedhor”, tha ai.
SHBA gjithmonë ka kërkuar kandidatë të pastër në zgjedhje, por pavarësisht kësaj PS duket se ka dështuar të fusë emra me integritet. Në zgjedhjet e kaluara garoi e vetme, por sërish i dolën kandidatë të dënuar. /Pamfleti
Lini një Përgjigje