
Kuvendi i Shqipërisë është kujtuar të marrë masa sa i takon skandalit të pak ditëve më parë, ku një nënë e re u fut në burg ndonëse la një fëmijë 8 ditësh. Ajo ishte dënuar me gjobë, por në mungesë të larjes së saj u arrestua dhe u fut në qeli.
Kjo gjë ka shkaktuar debate në Kuvend, ku ishte deputetja Dhurata Çupi që e ngriti si shqetësim duke dënuar këtë gjë.
“Duhet të ndryshohet rendi i ditës. është burgosur një nënë lehonë, padrejtësisht. Ligji e parashikon që një nënë si ajo nuk duhej që të dënohet me burg, por të pezullohet dhe shtyhet dënimi. Shpresoj që të jemi të gjithë dakord që të bëjnë një seancë me debat për këtë ngjarje”, tha ai.
Bashkë me të u sensibilizuan dhe gratë socialiste. Kryetarja e Komsionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se Kuvendi duhet të bëjë ç’është e mundur që nëna në fjalë të lërë qelinë. Mësohet se Komisioni i Ligjeve do të kërkojë informacione për këtë çështje.
Më pas shfaqi kritika edhe deputetja Albana Vokshi. “Ju nuk mund të kaloni në procedurë ngjarjen për burgosjen e nënës lehonë. Për çfarë informacionesh keni nevojë ju. Ua them unë, ajo nënë lehonë është burgosur dhe ka lënë fëmijën 7 ditëshe. Ajo e ka lënë fëmijën me dy gjyshër që nuk kujdesen dotë. Një 11-vjeçare ka lënë shkollën që të kujdesej për këtë fëmijë. Spiropali duhej të ishte e para që të thoshte se duhej që të bënim debat për këtë çështje”, tha ajo.
Ndaj saj reagoi ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha: “Unë kam reaguar që dje. Nuk prita Kuvendin e sotëm që të bëja politikë. Kam kërkuar që gjykatësi që ka marrë vendimin për Dianën ta lirojë që sot jo nesër”.
Lini një Përgjigje