Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është shprehur se shumë shpejt do të ketë një kampus evropian në Tiranë. Kjo sipas tij është një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë e cila përket në BE.
“Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër. Jam krenar të deklaroj se do të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. Ne kemi nevojë për kolegjin dhe do të ofrojmë financimin për të. Në gjysmën e dytë të këtij viti do të kemi zhvillime të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë në BE.”- tha Oliver Varhelyi.
Varhelyi shtoi se nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, pasi edhe BE ka detyrime.
“BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta, kur nga ana e vendit kandidat janë mbajtur. Dhe këtë po bëjmë. Kjo është arsyeja pse kemi hartuar saktësisht planin ekonomik, është shumë e rëndësishme që ta realizojmë atë për të qenë në gjendje të përshpejtojmë zhvillimin e ekon0omike këtu. Vitet e kaluara shifrat kanë qenë të mira, por duam më shumë. Kemi dhënë 1.8 mln euro grantesh për 40 projekte në Ballkan, por na duhet të shkojmë përtej”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje