Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot rreth orës 14:00 për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, nëse do të regjistrohet në zgjedhje apo jo. KAS pas shqyrtimit është tërhequr për të marrë vendim.
KAS shqyrtoi ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt i ka bërë vendimit të KQZ, teksa ky i fundit vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha. Po ashtu është shqyrtuar edhe ankimi i Sali Berishës.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa ka parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje. Sefa u ndal në autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Sefa tha ky autorizim iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje, ndërsa sa i takon deklaratës solemne thotë se nuk është e detyrueshme që të firmoset nga Lulzim Basha, pasi kjo është përgjegjësi e subjektit politik.
Lini një Përgjigje