TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 10:22

Amnistia penale/ Basha sulmon Bardhin: Kamerdare e Ramës, bënë pazar për të liruar të dënuarit për korrupsion!

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia penale/ Basha sulmon Bardhin: Kamerdare e Ramës, bënë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e akuzoi këtë të fundit për pazare me Ramën për amnistinë penale.

Basha tha se pakti është që të lirohen zyrtarët e dënuar për korrupsion.

“Ata janë në kundërshtim me interesin publik. Pasi disa të dënuar ordiner do të favorizohen. U mbajt 3 muaj peng se do të përfitojnë zyrtarë të korruptuar. Kjo u kthye në një votë aneksi të të ashtuquajturve opozitë, kamerdare të Edi Ramës”, tha Basha.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një prononcim para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend, i qëndron deklaratave të tij se amnistia penale është një pazar mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

 

 

Lini një Përgjigje