TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 07:18

Përballja e Olsi Ramës dhe Bardhit, plas sherri mes Zhejit dhe Lelës: Berisha e sheh si SKAP apo SPAK tani?

Shkruar nga Pamfleti

Përballja e Olsi Ramës dhe Bardhit, plas sherri mes Zhejit dhe

Analisti Artur Zheji u shpreh se denoncimi i Bardhit kundër Olsi Ramës, është një tentativë e tij për protagonizëm, pasi dosja është hetuar një herë.

Ndërkohë, Alfred Lela, drejtori i zyrës së medias i Sali Berishës, i është kthyer Zhejit duke i thënë se po mundohet që të nxjerr në pah gjëra ta parëndësishme, për të shuar gjurmët e të rëndësishmeve.

Pas kësaj kanë vijuar replikat me Zhejin, si dhe me të ftuarin tjetër, Leart Kola.

Debatet: 

Lela: Mënyra sesi i drejtohet Gazment.B. Qëllimi është vrasje karakteriale e atij që ka bërë këtë denoncim. Do të thotë se është i shqetësuar zotëria. Nuk mendoj se është nga ato ngjarje që mund të simulohet. Ne e dimë se pëshpërima e saj ka qenë prej vitesh. Tashmë po del një dokument. Ka qenë denoncim por nuk është ndërtuar kurrë në këtë mënyrë.
Në dijeninë time Bardhi ka çuar padi në SPAK për elementet e reja. Unë them, kush është ai njeri me tagë që ta mbajë veten të paidentifikuar, mendoj se është dikush shumë lart. Janë gjëra që janë ditur në mënyrë informale, Ky dokumenti e formalizon. Berisha ka pasur informacion por nuk ka pasur dosjen e plotë.

Zheji: Mos spekulo, e di shumë mirë që e ka pasur dhe i ka bërë të gjitha denoncimet Berisha.

Lela: Nuk është Berisha ai që ka informacione dhe nuk i nxjerr.

Zheji: Unë e di që e ka patur. Është bërë proces, është riciklim. Ti politikisht je në rregull, por po themi për interesin publik. Nëse Bardhi ka element të ri është në favor të interest publik por shoh manovër për lojë të brendshme politike.

Lela: Nuk beson dosjen apo Gaz Bardhin

Zheji: Bardhin

Lela: Po ti lexo dosjen, mos besoj Bardhin

Zheji: Drejtësia e ka kaluar në filtër, kjo është balonë tabake e Gaz Bardhit

Lela: Drejtësia po ta kishte gjykuar, ai nuk do rrinte i paidentifikuar.

Lela: Edhe unë dhe Zheji, por edhe të tjerë në studio, e dinë që një nga mënyrat për të varrosur ngjarjet, është të flasësh për të por duke sjellë në qendër gjërat më të parëndësishme. E rëndësishmja është që ka një dosje, ne këtë duhet të merremi.

Zheji: Unë kam parë disa seanca, kjo gjë është gjykuar, dhe jo një dosje fantastike që do ta nxjerrë. Por është një dosje që ai thotë vetë që është gjykuar. Ai kërkon një rigjykim në bazë të elementeve të rinj që do të detyrojnë SPAK të hetojë sërish, ti s’mi the këto elementë.

Leart Kola: Partia e Berishës ka një qasje ndaj SPAK, që të hënën është SKAPI, të martën bëhet SPAK. Do duhet të sqarohet nëse besojnë ose jo. Vetë subjekti denoncues na ka mësuar se kishte të njëjtën qasje ndaj Berishës, ishte ‘babai i Zenit’.

Lela: Zotëria në cilin rol vjen?

Duma: Në rolin që vini të gjithë

Lela: Po pra, po zyrtar? Se di që keni qenë drejtor diku?

Lela: Se unë jam te PD e Berishës

Kola: Nuk je tamam te PD, je te partia e Berishës

Mu deklaro, më trego targën, ke një targë apo jo intelektual i pavaruar?

Kola: Tani, SPAK është apo jo institucion? Nëse nuk është, është muhabet, nëse është, atëherë të presin çështjen.

Lini një Përgjigje