
Sali Berisha krijoi egërsinë e luftës politike. Kështu deklaroi sot në Repolitix ish kreu i SHIK, Fatos Klosi.
Ai përmendi arrestimin e Fatos Nanos, teksa u shpreh se Berisha përfitoi benefite nga politika.
“Berisha ka një meritë të madhe negative që krijoi në këtë vend egërsinë e luftës politike. Që në fillimet e para u ngut. Ndodhën gjithë ato gjëma që populli thoshte aman hajde ta ndërrojmë këtë sistem se kështu nuk vazhdohet. Pasi u bë president futi brenda kryetarin e opozitës, krijoi një frymë në politikën shqiptare egërsi e luftës. Tani e dimë të tërë pse është e egër lufta politike. Politika të bën të pasur, të jep benefite. Kjo është gjëma e tij”, tha ai.
Lini një Përgjigje