Arlind Qori, i cili në 14 maj kandidoi për bashkinë e Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Erion Veliaj nuk mund të fshehë faktet për dosjen ‘5D’.
“Nofka e tij (Lali) përmendet si bashkëpronar i një hoteli në Durrës, të blerë me fitimet e kompanisë së drejtorëve të vet.
Për çdo ditë të kaluar jashtë burgut, ai duhet të falënderojë padronin e tij që, duke e mbrojtur, i shpëton lëkurën vetes”, shprehet Qori.
Postimi nga Arlind Qori:
Erion Veliaj mund të instrumentalizojë nxënësit e një shkolle.
Mund të bëjë të heshtin shumica e mediave.
Mund të flasë budallallëqe mbi konfliktin e interesit.
Por nuk mund të fshehë faktet se:
Tre drejtorë të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politikë të PS, janë në burg për përvetësimin e miliona eurove. Edhe më të shumtë janë drejtorë-partiakët që po hetohen për allishverishe.
Nofka e tij (Lali) përmendet si bashkëpronar i një hoteli në Durrës, të blerë me fitimet e kompanisë së drejtorëve të vet.
Për çdo ditë të kaluar jashtë burgut, ai duhet të falënderojë padronin e tij që, duke e mbrojtur, i shpëton lëkurën vetes.
Një javë pasi ju arrestuan drejtorët e tij më të besuar, kryebashkiaku i Tiranës është kujtuar të flasë. Ai tentoi të lajë vetën, duke ndjekur të njëjtën strategji si Rama. Kryeministrit i hanë kumbulla pas shpine ministrat dhe Velijat duket se të njëjtën gjë ja bëjnë dhe drejtorët.
Lini një Përgjigje