
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se e ka pyetur altin Dumanin 8 muaj më parë në Kuvend, nëse ka një vijë të kuqe që as SPAK nuk mund ta kalojë për të luftuar korrupsionin.
Sipas Shehaj kreu i SPAK në atë kohë i ka thënë se duhet të presë që ta shikojë, ndërsa tani me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj duket se vija e kuqe u zhduk.
“Kur Dumani ka raportuar në parlament në Korrik, unë i kam bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ne të gjithë e dimë se korrupsionin nuk e kanë bërë ministrat , nuk e kanë bërë drejtorët, nuk e kanë bërë deputetët, nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se nëse ka korrupsion në Shqipëri ka sepse Edi Rama është i korruptuar dhe Erion Veliaj është i korruptuar, duke parë që nuk po shkohej aty, e pyeta nëse ekzistonte një vijë e kuqe ku as SPAK-u nuk shkonte dot.
Dumani mu përgjigj “po bëhen hetime, hetimet kanë nevojë për kohë, na jepni kohë dhe do e shikoni.”, pas 6 muajsh pamë që ajo vijë e kuqe u zhduk. Këto janë fakte, se pavarësisht se çfarë thonë ne nuk duhet të harrojmë që korrupsioni është problem më i madh i këtij vendi, të gjithë po ikin se çdo gjë është e kapur dhe tani kemi një institucion që po vepron”, tha Shehaj.
Lini një Përgjigje